Zehrudin Dokle

Zehrudin Dokle
Lindja: 
29-01-1952

Zehrudini është fëmija i gjashtë dhe djali i katërt i Hamza Dokles.

1952 - Zehrudin Dokle lindi në fshatin Borje.

1965-70 - Kryen shkollën e mesme profesionale "Politeknikumi 7 Nëntori" (sot Harry Fultz). Gjatë të njëjtes periudhë merr pjesë në teatrin amator të shkollës, nën drejtimin e të famshmes Marie Logoreci.

1970-74 - Konkurron dhe pranohet në Akademin e Lartë të Arteve,"Aleksandër Moisiu" në Tiranë, nën udhëheqjen artistike të Profesorit dhe Artistit të Popullit Kujtim Spahivogli. Mbron dipllomën në teatrin "Migjeni" në Shkodër, nën udhëheqjen artistike të Artistit të Popullit, Regjisorit Serafin Fanko.

1972 - Boton artikullin e tij të parë "Gjuha e Përsonazheve si Mjet Individualizues në Teater" në gazetën "Drita" - Organ i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artisteve të Shqipërisë.

1972 - 20 vjecari Zehrudin Dokle është regjisor i grupit legjendar "Matura 72".

1973 - Regjisor i festivalit të dyte "Kënga e Studentit".

1973 - Regjisor i radio dramës "Era e Lartësive" ku interpretuan aktorët e shquar si Naim Frashëri - Artist i Popullit, Rrobert Ndrenika - Artist i Popullit etj.

1973 - Regjisor në programin "Ora Gazmore" në radio Tirana.

1975-86 - Regjisor i Estradës Profesioniste të qytetit të Kukësit.

1978 - Martohet me këngëtaren e shquar Kleopatra Skarco-Dokle.

1979 - Lindja e vajzes Olta.

1983 - Lindja e vajzes Borjana.

1985-86 - Kryen Magjistraturën për "Dramaturgji dhe Kritike Teatrore".

1987-92 - Rregjisor - Aktor në teatrin "Migjeni" të Shkodrës, ku vë në skenë shumë premiera të sukseshme si: "Ju Lutem Një Duartrokitje", "A Mund T'ju Bëj Një Pyetje", "Tre Shuplakat" etj...

1990 - Lindja e djalit Leart.

1997-99 - Inspektor për teatrin dhe kinematografinë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë.

1999 - Themelon dhe kryeson shoqatën kulturore "Ivan Vazov".

2000 - Specializim tre-mujor, në Akademin e Arteve në Sofie, Bullgari.

2003 e në vazhdim - Antar i bordit organizator të festivalit ndërkombëtar të teatrit "Butrint 2000".

2004 - Boton librin "Teknika e të Folurit Artistik" i cili studiohet nga studentet e Akademis së Larte të Arteve në Tiranë, për teater dhe dramë.

2004 - Boton librin "Unë Rrecituesi i Pashallareve të Kuq", përmledhje e artikujve kritikë për teatrin dhe kinematografinë.

2005 - Përkthen përmbledhjen me titull "Tregime të Egra" të autorit të shquar të letërsise moderne Bullgare Nikollaj Hajtov.

2005 - Vlersohet me medalje nga Ministria e Kultures Bullgare, për "Kontribut në Propagandimin e Kulturës Bullgare në Botë".

2006 - Përkthen përmbledhjen me titull "Pakez Melhem Bullgar" të autorit Bullgar, Cudomir.

2006 e në vazhdim - Aksioner dhe drejtor i firmës AlbaSof LTD.

2007 - Përkthen dramën "Koloneli Zog" e autorit Hristo Bojcev e cila u vu në skenë në Akademinë e Arteve Shkup.

2007 - Redakton fjalorin bashkëbisedimor Bullgarisht-Shqip, të autores Emilia Ivanova.

2008 - Deputet në Parlamentin e Bullgarve në të gjithë botën.

2009 - Merr Certifikate Mirenjohjeje nga Kryetari i Bashkise se Kukesit per kontributin e dhene si Aktor/Regjizor ne Estraden e Kukesit.

Komente

Elmaz Dokle's picture

Edhe 100 te tjera Zerko !

Gezuar dite limdjen Zerko! Me kete rast ju urojme shendet te plote, jete te gjate bagati e lumturi.
Elmaz

Jetmir Troshani's picture

Gezuar Ditelindjen Zerko

I urojme Kryeredaktorit te faqes: - Gezuar Ditelindjen! Edhe 100 vjet te lumtura, shendet dhe jete te gjate!
....Zerko, Te pacim sa malet!....

Viola Dokle's picture

Te pacim

O Jeti te pacim more dhender. Ke bere nje gje fantastike e Zoti ta shperblefte. Obicham vi mnogo!

Elmaz Dokle's picture

Lajmerim

L A J M E R I M

Pas nje smundjeje te gjate e te rend me daten 30 Maj 2009, u nda nga jeta ne moshen 67 vjeç Demir Zylfi Tosuni, bashkeshorti i Fata Xheladin Hoxhes, mbese e "Dokleve" bije e Alima Dokles ( Hoxha )I ndjeri u percuall per ne baneswn e fundit me nderime nga farefisi dhe dashamiret e shumet. I perjeteshem qofte kujtimi i tije.
Elmaz Dokle

---------------------------------------------------------------------
- Pos kesaj nje sugjerim per stafin, kur muarem lajmin e gezuar per suksesin e Leart Dokles, kemi derguar nje urrim i cili nuk eshte publikuar ne faqen e pare, ju lutem na orientoni ne cilen adrese ti dergojme urimet dhe njoftimet, pasi tek komentet ato mbeten te haruara.
Me mirenjohje dhe respekt
Elmaz

Jetmir Troshani's picture

Sugjerimi eshte shume i

Sugjerimi eshte shume i drejte. Ju lutemi dergoni te Rejat/Lajmerimet duke mbushur formularin nen linkun/seksionin Kontak te kesaj faqeje te interneti. Ose thjesht dergoni nje e-mail tek stafi@familjadokle.com.

Respekte

Elmaz Dokle's picture

Urime Leartit !

Zj.Kleoparta & Z. Zerko !
Sot ne mengjez kur hapa faqen e Familjes Dokle ne internet, mesova lajmin e gezuar se: Djali i juaj Leart Zehrudin Dokle, ka dal i pare nder 250 garues,ne nje akademi prestigjoze arti, siç eshte Akademia Bullgare e aktrimit.Urime,Urime,Urime ! Si prind i "regjur" e ndjej ne tere qenjen time gezimin tuaj, sepse e dije fare mire çdo me thene mos me te shkue dem investimi i bere per femijet.Por pas emocionit te rastit them: Kjo nuk eshte rastesi "Dardha nen dardhe bie" Nashinski "Naprajme babo dati bexejsam"
Me respekt Elmaz

Elmaz Dokle's picture

Te fala nga Kukesi !

Zerko,
Ja si shkruan axha Sejdi ne ditarin e tije lidhur me ardhjen tende ne jete:
29.01.1952,Deneska vo sabah dojdoha vo nas Fitnetka i Namik kazhujet da Hamzojxa rodillo dete,nana im dade za mushtllok po dve jajca ne varene i pa jena shaka orahe. utreto go nazuale Zehrudin.edhe ne kete aspekt ti je njesh ne brezin tuaj sepse daten e lindjes e ke te sakt ndryshe nga Hermeganwe Osmanet Nazifet e tjer, qe i kane regjistruar ne diten kur kane shkuar me marre rasion ne Shishtavec.

Arben Miftarallari's picture

Na qoni nje foto.

Daja Elmaz,ju uroj shendet.
Tani je ne pension dhe te lutemi na qo me shpesh komente,i ke shume te qarta dhe te bukura,mezi presim te shohim diqka nga ju.
Per sa i perket Ahut,ke shume te drejte,po une mbase e kam gabim, por nuk kam pare ndonje foto te atij ahut ne internet,po pate te lutem dergoje.
Kur te vije ne vere,asnje dite nuk do ti ndahem,Bar Bufe BORJE,do te kenaqemi me boze,dhe do debatojme per pemen.Kurse per picat,mos thuaj se nuk mund ti provosh,koha bene qudira,nje dite mund te rim bashk ne NY,te ham pica,dhe te kenaqemi me muhabet.
Rrofsh o Daje.

Arbeni

Elmaz Dokle's picture

Urrime per ditelindjen !

Zerko,
Tani u be e mundur qe ti dijme me saktesi datelindjet e gjithe fisit,e me mjetet moderne te komunikimit,ti urojme miresi njeri tjetrit.E pra: Te na rosh edhe njwqind te tjera o Zerko,per te miren tende,te bashkeshortes dhe te femijeve tuaj te dashur,si dhe per te miren e popuulit,te partise e te fisit Dokle.Rrofsh o Zerko e na kujtofsh gjithwnjw!
Beni ankohet se me largimin tuaj nga Amerika ka pushuar debati,pse çuditet kur mungojn "Doklet" debati pushon dhe te fton qe te hash pica ne Picerin "Bendis Pica",bene mire qe te fton,unw jam shume larg dhe nuk kam mundesi qe ti provoj picat e Benit,por ju ftoj,qe kur te kaloni nga "Arnutistani",ktheuni ne Kukes qe te pini boze ne "Kafe BORJE" ZOTI i bekofte te gjithe Dokleatet qe i kane rrenjet siper çezmes "Topillo" poshte ahut gjigand,qe kemi propozuar per ta ta bere munument natyre.
Ju dua fort dhe ju perqafoj nga larg

I juaji: Elmaz Dokle

Arben Miftarallari's picture

O Zerko,debatet ne forum

O Zerko,debatet ne forum sikur pushuan,une mendoj se shkaktari je ti,se deri sa ishe ti ketu ne NY,cdo dite kishte komente,ike ti,komentet u haruan,.....nejse,besoj nga pranvera do vish perseri.
Po per ditelindje si ja kalove,te uroj edhe njeqin ditelidje te tjera gezuar ti kalosh,gjithashtu te uroj qe te kesh vizita me te shpeshta tek BENNY'S Pizza.
,