duke klikuar ketu, te rejat do te publikohen tek Bordi i Diskutimeve.
Namik Dokle
Fëmija i katërt dhe djali i dytë i Hamza Dokles ka lindur me 11. 03. 1946, në qytetin Durrës. Një vit më vonë familja e tij sërish u kthye në Borje. Mësimet fillore i mori në fshatin e tij në Borje. Shkollën 7 - vjeçare e të mesme i mbaroi në gjimnazin e Kukësit në konviktin “20 dëshmorët” të këtij qyteti. Në vitin 1959 këtu u vendos edhe familja e tij. Studimet e larta i mbaroi pranë Institutit bujqësor të Kamzës në degën ekonomi agrare. Paralelisht mbaroi dhe kursin e plotë të gazetarisë. Deri në vitin 1990 punoi si gazetar e kryeredaktor në gazetën “Puna” dhe në organet drejtuese të Këshillit të përgjithshëm të Bashkimeve Profesioale të Shqipërisë.
Në vitet 1990 – 1991 drejtoi gazetën “Zëri i Popullit”. Pas kësaj u bë një nga politikanët dhe drejtuesit më aktivë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, si antar i këshillit drejtues, nënkryetar dhe sekretar i përgjithshëm i saj. Është deputet i Kuvendit te Shqipërisë në të gjitha legjislaturat që nga viti 1991. Ka kryer detyrën e kryetarit të delegacionit të përhershëm të Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, nënkryetar dhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe Zëvendes Kryeminister. Veç këtyre është autor i qindra krijimeve publiçistike, i tre vëllimeve me tregime, disa dramave dhe i përmbledhjes: “Piedestale pa statuja”. Që nga viti 1970, familjarisht jeton në Tiranë.
Është martuar me Qesfere Fejzollarin nga fshati Bicaj me të cilën ka lindur 2 vajza dhe 1 djalë, Anikën, Manjolën dhe Bleronin.
Edukimi
1965-1970 - U diplomua në Universitetin Bujqësor, Dega Ekonomi Agrare
1968-1970 - Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gazetarisë
Specializime
1994 - Kurs specializimi për gjuhën dhe kulturën spanjolle – Universiteti Complutense, Madrid
1995 - Specializim pranë Këshillit të Evropës për Problemet Parlamentare, Strasburg
1997 - Kurs specializimi për problemet e tranzicionit, Madrid
Veprimtaria profesionale
1970-1983 - Gazetar në redaksinë e Gazetës “Puna”
1983-1989 - Kryeredaktor i Gazetës “Puna”
1989-1990 - Sekretar i Bashkimeve Profesionale ne Keshillin e Pergjithshem
1991 - Kryeredaktor i Gazetës “Zëri i Popullit”
Veprimtaria politike
1991- ne vazhdim - Anëtar i Kryesisë së PS-së
1992-1997 - Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së
1992-1996 - Nënkryetar i PS-së
1996-1997 - Sekretar Organizativ i PS-së
1999-2000 - Sekretar i Përgjithshëm i PS-së
1997-2001 - Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë
2001-2002 - Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
1992-2001 - Përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të KE-së
1997-2001 - Kryetari i delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të KE-së
1999-2000 - Zëvendëskryetar i Grupit Socialist të Asamblesë Parlamentare të KE-së
2001-2002 - Kryetar i Delegacionit të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar Botëror
2001-2004 - Kryetar i Delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë
2002-2003 - Anëtar i Delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të KE-së
2004-2005 - Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë
2005- e në vazhdim - Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme
Krijmtaria
Publicistike – Mbi 700 artikuj, ese, intervista në shtypin shqiptar dhe intervista në shtypin italian, francez, amerikan, grek dhe spanjoll.
2001 - Piedestale pa statuja (Publicistike Politike)
Letërsi Artistike
Libra me tregime.
1971 - Kur erdhi pranvera
1973 - Shokët e babait tim
1976 - Kripë mbi dëborë
Drama
1974 - Era e lartësive
1975 - Të pamposhtur në shtrëngatë
1978 - Buka e pathyer
1980 - Mungojnë dy fishekë
1981 - Koha në gjunjë s’na ka parë
2003 - Mjegulla e dimrit të largët
2003 - Kthimi i të mundurve
2003 - Ura midis jetës dhe vdekjes
2004 - Anija fantazëm
2008 - Dënimi i dyte i Homerit
- Identifikohu ose Antarsohu te shkruash komente
- 1148 vizita
- Printo

Komente
Urime per Namikun!
Shume urime per Namikun!
Axha Namik, Me rastin pervjetorit te lindjes. Ju urojme shendet te plote, jete te gjate, e te lumtur.
Pershendetje nga Elmazi
Dokle per rinumerimin...
Dokle per rinumerimin e votave
http://www.youtube.com/watch?v=xlzDuKPVyVE
Debati ne Top Channel - 1
Namik Dokle: Mbi menyren e Qeverisjes
http://www.youtube.com/watch?v=9oepAN7oo34&feature=related
Jam krenar
Jam krenar si Shkodran, Verior dhe Shqipetar nga artikulimi kualitativ / intiligjent dhe substances politike te Z. Namik Dokle, virtyte keto te zbehura tashme ne arenen Politike te vendit tone.
Jam i mendimit qe sot, njerez te tille siq eshte edhe Z. Namik Dokle duhet te na prezantojne ne Shqipetareve ne boten moderne perendimore.
Debati ne Top Channel - 2
Namik Dokle: Mbi menyren e Qeverisjes 2
http://www.youtube.com/watch?v=OgHSawYwXuA&feature=related
Debati ne Top Channel - 3
Namik Dokle: Mbi menyren e Qeverisjes 3
http://www.youtube.com/watch?v=d_PXpxyEObI
Pershendetje nga Kukesi
Axha Namik,
Urime me te mira per rizgjedhjen tuaj deputet ne Kuvendin e Shqiperise.
Elmaz
Suksese Axha Namik
Suksese per mandatin e ri dhe te presim ne NY.
Urime Xh.Namik
Urime Xh.Namik per mandatin e rradhes :)