duke klikuar ketu, te rejat do te publikohen tek Bordi i Diskutimeve.
Dy fjale nga Ramadan Safet Dokle...
Fati e solli që vdekja ta merrte para kohe dhe ky angazhim sikundër edhe të tjerë të mbeste i papërfunduar. Kujtimi i merakut dhe përkushtimit të tij për t’u shkuar projekteve deri në fund, nuk më linin rahat. Sa herë që i merrja shënimet e tij nëpër dorë, mendoja sa mirë do ta bënte këtë punë babai, po të kishte jete me te gjatë. Imagjinoja si do t’a ndërtonte këtë peme gjenealogjike, duke patur parsysh shpirtin e tij krijues, kërkesat e tij ndaj vetes, faktin që ai asnjëherë nuk kënaqej dhe donte që çdo punë të dilte sa me e përkryer. Megjithatë nuk mund të rrija i qetë pa e çuar e nxjerr në dritë atë që kishte nisur ai.
Duke i parë këto shënime për prejardhjen e fisit tone, në fillim mendova t’í hedh në kompjuter ashtu siç i kishte menduar dhe lene babai. E them, siç e ka menduar babai, pasi për ndërtimin e një peme gjenealogjike, ka disa menyra. Në fillim hodha ne kopmjuter atë që ka lënë Ai. Më tej, fillova të shtoj dhe ta plotësoj këtë pemë deri në pasardhësit e fundit të fisit tonë si nga linja mashkullore ashtu dhe nga ajo femërore. Krahas kësaj me lindi ideja që kjo pemë të shoqërohet edhe me fotografi të trasheguara nga babai im. I kishte fotografuar vetë bashkë me bashkshorten e tij, nënën tone, Gjylzaden për vite e vite me radhë.
Krahas atyre fillova të mbledhë fotografi të kusherinjëve të mij që nuk disponoheshin në albumet e babait. Për këtë falenderoj Habibin, Elmazin, Fehadisin, Salifen, Hermeganin, Mubinin, Azrën, Begon, Mirën, Milaimin, Luljetën, Nehrunin, Gjulkën, Mujesirën, Ruzhdien, Fazën, Fiten dhe Pajtimin që më krijuan mundësinë për t’a pasuruar e plotësuar fondin e fotografive.
Gjatë punës mendova që pema të shoqërohej dhe me të dhëna për secilin person të përfshirë në këtë pemë të fisit Doklevci, që nga Ramadani I dhe Hamza I, Ramadan Hamza Dokle (Ramo) deri tek 7 fëmijet dhe 41 nipërit e mbesat e tij. Nazifi pasi përegatiti tekstin bruto, i cili u saktësua e u plotësua nga Habibi, Elmazi, Osmani, Sevairi, Milaimi dhe Hermegani, e redaktoi dhe e përktheu në të folmen e Gorës duke sjellë në gjendjen që do t’u paraqitet të gjithëve.
Gjej rast t’i falenderojë nga zemra të gjithë, papërjashtim, veçanerisht Nazifin, për gadishmërinë dhe ndihmën që me dhanë, pa të cilën nuk do të kisha mundësi ta përfundoja nismën time për të çuar në vend pengun e kujtimit të babait tim Safet Ramadan Dokle. Ua paça borxh.
Në fund dua të theksoj se gjatë leximit të kësaj peme, mundet te konstatohet ndonje pasaktësi, si në emra ashtu dhe në vite, duke u kërkuar falje të gjithëve për këtë, e quaj kontribut saktësimin e tyre edhe pas daljes në dritë të kësaj pune. Vetëm kështu mund t’u lëmë brezave informacionin e duhur për prejardhjen e tyre.
Tiranë, 30.05.2008
Ramadan (Ramçe) Safet Dokle
- Identifikohu ose Antarsohu te shkruash komente
- 794 vizita
- Printo

Komente
O Zerko
O Zerko,a ga znesh pesnata.Soberi prano ne prano,za gjuren doma da dojesh,Zejnepa da ga stradujesh,zejnepa da ga rashetash,nis tija nive i livagje...............................................Per shume kohe nuk shkrova te faqja,se me zuri inati,per foton e ahut.Sot mora vesh se daja Elmas eshte ne Borje dhe patjeter foton e ahut do na e sjedh,do te sjedh edhe shume gjera te tjera te bukura nga Borja jon e dashur.
Ju uroj te gjitheve gezuar festen e bukur te Gjurgjevdenit.
Arbeni
O Benoooo
Mos vajto se tu zhduken komentet po na bej ndonje koment. Te pershendes nga Sofja. Zerko
Ku shkuan komentet.
Sapo hapa faqen pash tre komente,u gezova shume dhe thash ti lexoj,por si per inatin tim,ato u zhduken..............................................kush i mori le ti kthej perseri,se mezi presim te shohim diqka.
Arbeni